Shkodra ka nisur ditën e katërt të protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie 4 ditë më parë. Grupi i qytetarëve shkodranë me thirrje dhe pankarta në duar ata kanë marshur drejt rrugëve në kryeqendrën e veriut.
Por disa të rinjtë nisën të gjuajnë me gur dhe të thyejnë xhamat e selisë së PS në Shkodër. Drejt selisë rozë janë hedhur edhe hurma, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë, por vetëm ka monitoron situatën.
Kjo skenë e dhunshme është bërë nga disa të rinj, por që është ndalur nga disa protestues duke larguar të miturit dhe të rinjtë të mos shkaktojnë më skena të tilla.
Në protestën e Shkodrës nuk kanë munguar edhe të miturit të cilët nuk kursejnë sharjet dhe hedhjen e kapsollave, ndërsa në duar mbajnë shkopa druri.
g.kosovari