Mbrëmjen e së premtes reshje të dendura bore kanë përfshirë Dardhën dhe Voskopojën.
Sipas Abc bëjnë me dije se si pasojë e reshjeve të orëve të fundit trashësia e borës ka arritur në 10 cm në lartësi mbi 1200 m.
Ndërkohë mësohet se nga reshjet e borës nuk ka probleme apo bllokim qarkullimi.
Aksi rrugor Korçë-Voskopojë i kalueshëm pa problem pasi është pastruar dhe kriposur, gjithashtu segmenti rrugor Korçë-Dardhë i kalueshëm pa problem, por kujdes në km e 9-të pasi ka prezence akulli dhe bore.
g.kosovari