Aktori i njohur amerikan Tommy “Tiny” Lister, ish-mundës, ka vdekur në moshën 62 vjeçare.
Lister u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Kaliforni, të enjten pasdite, tha menaxherja e tij Cindy Cowan. Mjeku ligjor po heton shkakun e vdekjes.
Menaxherja tha se Lister ishte shëruar nga COVID-19 para disa kohesh, por u sëmur rreth një javë më parë dhe shfaqi probleme me frymëmarrjen.
Njerëz të afërt me të dyshojnë se Tommy “Tiny” Lister ka humbur jetën nga COVID-19, dhe kjo do të thotë se atij i ishte rikthyer koronavirusi.
Ylli i “Friday”, Cindy Cowan, tha për TMZ se “Tiny” u testua pozitiv për COVID-19 rreth 4 muaj më parë. Por më 3 dhjetor, teksa ajo e priste Tommy në shtëpinë e saj, ai e telefonoi dhe i shprehu shqetësimin se po ndjente përsëri simptomat e njëjta të COVID-19.
Aktori 62-vjeçar filloi të ndjehej sëmurë një javë më parë, por simptomat e tij “u përkeqësuan, me të vërtetë shumë shpejtë”, tha menaxherja Cowan.
Ai nuk mund të merrte frymë dhe ndihej shumë i plogësht, tha ajo.