Testet e shpejta Covid kanë mbërritur dhe në Shkodër. Mjekja epidemiologe Dhurata Hysa thotë se testet po bëhen sipas protokollit, kur rastet referohen nga mjeku i familjes apo nga urgjenca dhe po trajnohen nga stafi epidemiologjik në qendrat shëndetësore.
Ajo deklaron se interesi është i lartë pasi përgjigja jepet brenda 15 minutave. Mjekja sqaroi se testi i shpejtë bëhet vetëm brenda 5 ditëve kur shfaqen simptomat.
Shkodra vijon të jetë një vatër e nxehtë e Covid, ndërsa mjekët ngrenë shqetësimin e thyerjes së karantinimit nga personat që rezultojnë pozitivë. Ndaj ata bëjnë thirrje që të rritet vigjilenca.
Aktualisht qarku i Shkodrës ka 945 raste aktive me Sars-Cov 2.
/a.r