Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bahskuara, Joe Biden, ka vendosur që të bëhet edhe “eksibicionist” duke tërhequr kështu vëmendjen e mediave.
Pak kohë ma parë, ai pësoi një incident, ku teksa ishte duke luajtur me qenin theu këmbën në pjesën e kaviljes.
Pas incidentit, veshja e Joe Biden ka bërë xhiron e rrjetit, pasi u shfaq me këpucë ndryshme në teatrin e “The Queen”, pasi do jepte një intervistë për CNN.
Biden, kishte veshur një këpucë kamoshi në këmbën e dëmtuar dhe një këpucë tjetër në këmbën e tij të shëndetshme.
Presidenti pësoi frakturën ndërsa luante me qenin e tij, German Shepard. Kështu, mjeku i tij tha se, do të duhej të vishte një çizme mjekësore për ‘disa javë’.
“Këlyshi i vogël e lëshoi topin para meje që unë ta kapja topin… dhe unë e kapa topin kështu, dhe ai vrapoi. Unë isha duke bërë shaka, duke vrapuar pas tij dhe kapa bishtin e tij. Dhe ajo që ndodhi ishte që ai rrëshqiti në një qilim dhe ndodhi ajo që ndodhi”,- tha Biden në intervistën për gazetarin Jake Tapper./a.p