76-vjetori i çlirimit të Shqipërisë ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama si dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Ata së bashku kanë mbajtur homazhe në varrezat e Dëshmorëve ku vendosën kurora me lule në memorialin e Dëshmorëve të atdheut dhe u përulën para tij.
Krerët e shtetit u kujdesën për të ruajtur distancën ndaj njëri tjetrit deri në fund të ceremonisë e cila ka zgjatur pak.
Kryeministri Rama shoqërohej nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, ministrja Elisa Spiropali si dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj./a.p