Presidenti i Turqisë dhe kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me vaksinën e Turqisë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) tha se planifikojnë që deri në prill ta vëmë në zbatim, raporton Anadolu Agency.
Erdoğan gjatë mbledhjes së partisë së tij AK Parti në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) në Ankara duke folur Duke vlerësuar punimet për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19 të vendeve tjera, ai tha se janë duke ndjekur prej afër të gjithë vaksinat e zhvilluara në Kinë, Rusi, Amerikë dhe Evropë.
“Inshallah deri ka fundi i muajit të ardhshëm shpresojmë të jemi në gjendje të bëjmë aplikimet e para në vaksinë. Më e rëndësishme me vaksinën tonë kemi arritur në një vend të rëndësishëm. Më së voni deri në prill planifikojmë që vaksinën që jemi duke e zhvilluar ta sjellim në nivelin e zbatimit”, u shpreh Erdoğan duke bërë thirrje që studimet e vaksinës të mos flijohen për ambicie politike ose tregtare, por të jenë pronë e përbashkët e mbarë njerëzimit.
“Vaksinën tonë që e zhvillojmë shpresojmë ta ofrojmë në shërbim të mbarë njerëzimit në kushtet më të përshtatshme” shtoi ai.
Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 460,916, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve për shkak të virusit është 12,672.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i atyre qe fituan betejen eshtë 381,569.
g.kosovari