Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 14 vota kundër dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthim në Kuvend të ligjit për ‘’Gjendjen Civile’’.
Në seancën e sotme të Komisionit të Ligjeve ishte i pranishëm dhe këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj që parashtroi arsyet e kthimit të ligjit ndërkohë nga anëtarët e Komisionit vetëm 1 votoi pro dekretit dhe një abstenim
Shumica vendosi për rrëzim të dekretit dhe tashmë ai do të kalojë për votim edhe në seancën e ardhshme në Kuvend.
/a.r