Ashtu si avokati i Hashim Thaçi edhe mbrojtësit e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit, kanë dalë kundër nisjes së gjykimit në verën e 2021.
Avokati i një prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, tha në Gjykatën e Hagës se parashtrimet e prokurorisë mbi të akuzuarit janë shumë zhgënjyese dhe absurde.
Avokati David Young tha në fjalën e tij se çuditet se si prokuroria mendon se të akuzuarit do të prisnin që akuzat e ngritura kundër tyre do të konfirmoheshin.
“Jam plotësisht dakord me avokatët e Thaçit dhe Veselit. Shkurtimisht më duhet të them se parashtrimet e prokurorisë janë shumë zhgënjyese dhe absurde.
Unë kam arritur në Hagë vetëm një javë më parë dhe çuditem se si prokuroria mendon se të akuzuarit do të prisnin që akuzat e ngritura kundër tyre do të konfirmoheshin. Ne duhet të kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, për të bërë hetimet tona dhe për të bërë hetime të thelluara”, tha avokati i Selimit.
Kundër nisjes së gjykimit në verën e 2021 ishte edhe avokatja e Jakup Krasniqit.
“Nuk jemi dakord me parashtrimet e Prokurorisë. Ne jemi dakord me mendimet e parafolësve. Na duhet kohë dhe mjetet e mjaftueshme, në kuadër të rrethanave të shkaktuar nga COVID-19”, u shpreh avokatja.
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson tha se ka mbetur i zhgënjyer nga Prokuroria që kërkon të nisë hetimet në verën e 2021. Sipas tij një gjë e tillë është e pamundur, nisur edhe nga fakti që kemi 200 dëshmitarë.
“Si me arna, janë bazuar si me arna, janë përmendur shumë emra njerëzit, janë përmendur shumë emra njerëzish, kanë sajuar këto aktakuza., Do të na duhen 18 muaj minimum hetime. ne propozojmë hetime që të bëhen nga hetues me shumë përvojë që do i kalojnë akuzat një e nga një, kjo është një çështje shumë e rëndësishme, prokuroria ka pasur 5 vjet për këtë çështje dhe Gjykatësi duhet të vendosë balancë që palët të mos zhgënjehen nga kjo mungesë propocionaliteti. Ne e mbështetim avokatin e Thaçit që nuk mund të nisin hetimet para qershorit të vitit 2020. Duke pasur parasysh që kemi rreth 200 dëshmitar dhe dilet për më shumë se 100 incidente ne mendojmë që gjyqi do të vijojë nga 18 muaj deri në 2 vjet, jam i zhgënjyer nga Prokuroria. Ne duhet të kemi hollësi të mjaftueshme në formë të pa redaktuar. Ata thonë që nuk ka nevojë për hetime ne themi që ka nevojë. Nëse prokuroria është në gjendje që të provojë krimet e luftës, akumulimi i këtyre krimeve individuale nuk përbën ndërrmarje kriminale të përbashkët. Nuk ka ekzistuar siç përcaktohet në akt-akuzë. Në zbatimin e të drejtës ndërkombëtare penale, UCK ka qenë një kryengritje popullore e organizuar në mënyrë minimale për t’u mbrojtur nga gjenocidi serb. më shumë s e10 mijë shqiptarë janë vrarë, vendi u përfshi nga kaosi, shqiptarët u vranë nga serbët dhe ka shumë të tjerë që trupat janë çuar me kamion dhe janë varrosur atje. UCK arriti fitore modeste dhe ekzistenca e tyre varej nga mbështetja që dha populli. Nuk do kishin shpresë nëse nuk do të ishin mbështetut nga populli. Këta drejtues ishin njësoj si individët e tjerë, burra që një ditë vendosën të bashkohen me ta, ishin vullnetarë dhe kishin një qëllim të përbashkët të mbronin vetën. Qëllimi i përbashkët që pretendon prokuroria është trajtuar në Tribunalin e Hagës ndaj luftëtarëve të tjerë, mbledhja e krimeve individuale nuk mund të barazohet me ndërrmarje të përbashkët kriminale, nuk mund të gjesh disa krime individuale dhe të gjesh kush ka fajin, nuk mund të bëhet konkluzioni me anë të referencës. Pa pikë dyshimi, aktakuza ishte e fragmentuar“, tha avokati i Veselit.
g.kosovari