Shefja e epidemiologjisë në Shkodër, Dhurata Hysa u konfirmua pozitive me koronavirus.
Pas 8 muajsh punë intensive në luftën kundër virusit duke trajtuar qindra raste të qytetarëve, edhe vetë shefja ka rezultuar pozitive me COVID.
Prej mbrëmjes së djeshme, Hysa është izoluar në banesën e saj për të zbatuar protokollin e sigurisë.
Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma.
g.kosovari