52 persona kanë vdekur vetëm në 5 ditët e fundit në Kosovë nga Covid19. Vetëm javën e fundit çdo 24 orë janë regjistruar nga mbi 700 raste të reja duke rritur afër 10 mijë numrin e rasteve aktive.
Spitalet janë të mbushura me pacientë ndërsa gjendja paraqitet e rëndë. Partia Demokratike e Kosovës po e quan skandaloze menaxhimin e pandemisë nga qeveria Hoti.
Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja të qeverisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid 19. Shtatë komuna që janë në zonën e kuqe do të futen në karantinë që do të vlejë çdo ditë nga ora 19 deri në orën 5 të mëngjesit.
Jo të gjithë i kanë mirëpritur këto masa, madje u paralajmërua një protestë në sheshin e kryeqytetit. Protesta u anulua në minutat e fundit nga organizatori, ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri pasi Shoqata e Gastronomëve u distancua nga kjo protestë.
Tahiri ka shkruar në Facebook se ankesat e gastronomëve paskan qenë politike. Por disa qytetarë megjithatë dolën në shesh për të protestuar kundër këtyre masave.
Në Kosovë ende nuk është miratuar ligji për rimëkëmbje ekonomike, pas disa tentativave ai u miratua në parim ndërsa ende nuk është miratuar në lexim të dytë. Miratimi I tij dështoi para dy ditsh në mungesë kuorumi.