Në kuadër të respektimit të masave antiCovid policia ka ndëshkuar me gjoba disa qytetarë.
Burime nga Policia bëjnë me dije se mes tyre është edhe Monika Kryemadhi, si edhe ish-deputetja Floida Kërpaçi.
Dy zyrtaret e LSI janë gjobitur nga efektivët e komisariatit Nr.6 të Tiranës për mosmbajtjen e maskës gjatë disa takimeve në lagjen ‘Kombinat’.
Përveç tyre me gjobë 30 mijë lekë të vjetra janë ndëshkuar edhe 607 qytetarë të tjerë.
Pjesë nga njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat, në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, kryesisht të vendosjes së maskës së detyrueshme që në momentin që del nga banesa, kanë konstatuar në Kombinat, në rrugën “Llazi Miho”, rreth orës 11:00, shtetaset Monika Kryemadhi dhe Floida Kërpaçi, përfaqësuese të forcës politike LSI, të cilat nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse. Në këto kushte, në zbatim të Aktit Normativ, të dyja këto shtetase janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë secila.