Gjykata e Lartë ka njoftuar se ka nisur shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike, sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate.
“Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e palëve në proces dhe avokatëve, të cilët kanë paraqitur rekurse pranë kësaj gjykate, të konsultohen rregullisht me shpalljet zyrtare që bën Gjykata e Lartë në faqen e saj, ëëë.gjykataelarte.gov.al, “Lista e Çështjeve të Shpallura për Gjykim” si edhe në ambjentet e jashtme të gjykatës (stendat publike)”, lexohet në njoftimin për shtyp të Gjykatës së Lartë.
Çështjet në fjalë janë çështje të caktuara që mund të shqyrtohen nga kolegje 3-anëtarëshe.
/a.r