Vlorë- Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për shkak se akuzohet për armëmbajtje pa leje.
I arrestuari është F. A., 24 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë, ky person qarkullonte me automjetin e tij të markës Audi dhe gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën në trup (në brez) një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 5 fishekë.
Njoftimi i policisë:
Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 24-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë po lëvizte një person i armatosur, është organizuar puna, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale nga ana e shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Vlorë në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
F. A., 24 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij të markës Audi dhe gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën në trup (në brez) një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 5 fishekë.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”.
/a.r