Kanë kaluar tre ditë qëkur tërmeti i fuqishëm goditi Izmirin dhe operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë me intensitet të plotë punën për gjetjen e të mbijetuarve. Sipas të dhënave të fundit shkon në 92 numri i viktimave pasi ekipet nxorën nga rrënojat më shumë trupa brenda natës mes ndërtesave të shembura.
Mëngjesin e ditës së sotme u bënë virale edhe pamjet që një i ri kishte filmuar nën rrënoja teksa priste ekipet e kërkim shpëtimit ta shpëtojnë atë, duke treguar edhe njëherë vuajtjet me të cilat po përballen të gjithë në këtë kohë.