Një tren në Holandë shpëtoi për mrekulli kur doli nga shinat dhe ndaloi mbi bishtin e statujës së një balene. Ngjarja ndodhi në stacionin “De Akkers” të Roterdamit 30 minuta pas mesnate.
“Fatmirësisht makinisti doli nga kabina i palënduar. Po ashtu edhe udhëtarët”, tha RET, operatori i transportit hekurudhor në një deklaratë të hënën.
Po të mos kishte qenë për statujën e balenës, krijuar nga arkitekti Maarten Strujis gati 20 vite më parë, treni do të kishte rënë nga një lartësi prej gati 10 metrash. /d.c