Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit ‘Perimetri’ u arrestuan dy të rinj, të cilët u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, në pranga 2 të rinj.
Rasti i parë bënë fjalë për shtetasin Denis Sulejmani, 30 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap nga shërbimet e policisë, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 200 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ndërkohë u arrestua dhe Skerdilajdo Kamberi, 18 vjeç, banues në Rrogozhinë, i cili u kap nga Policia në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “BMË”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.