Çapajev Gjokutaj ka ironizuar deklaratat e presidentit Ilir Meta i cili tha se ishte ‘Skrapari’ për të thënë se është trim e patriot.
Në një shëmin në rrjetet sociale Gjokutaj shprehet me ironi ” epo të dalë presidenti e të kalërojë mbi mushkën e stereotipeve krahinore, këtë s’ka Servantes që e imagjinon”.
‘President nga Skrapari’ e quajti veten Ilir Meta për të na thënë se është trim e patriot, siç pohon një sterotip krahinor i dalë boje.
Kjo të sjell në mënd atë labin që e bëri gjoksin gropë duke u mburrur: ‘ū kështu’ e ‘na lebrit ashtu’ dhe, pasi mori vesh se bashkbiseduesi ishte fierak, e ngushëlloi: ‘Mo u mërzit, mund të ishe dhe lushnjar…’
Që ndarjet e përçarjet i kemi akoma të forta dihet, por që të dalë presidenti e të kalërojë mbi mushkën e stereotipeve krahinore, këtë s’ka Servantes që e imagjinon.
( Nga cikli ‘Monopatet e ironisë’ )”- shkruan Gjokutaj.
(TemA)