Sulmet e Presidentit Ilir Meta ndaj gazetarit Adriatik Doçi, mbi investigimin e tij mbi nënshtetësitë e dhëna nga kreu i shtetit ka marrë dhe vëmendjen e organizatave të huaja mbi lirinë e mediaj.
“Reporterët pa Kufij” shkruajnë përmes një postimi në Twitter se i dënojnë sulmet e Presidentit Ilir Meta ndaj gazetarëve si dhe ofendoi gazetarin Adriatik Doçi.
“Dënojmë komentet denigruese të Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit për gazetarët! Meta ofendoi Adriatik Doçin e Report Tv kur ky i fundit publikoi investigimin mbi dhënien e mundshme të nënshtetësive” – shkruan Reporterët pa Kufij në Twitter.
/e.rr