Besnik Mustafaj, anëtar i komisionit pranë Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, thotë se e ka pritur me keqardhje vendimin e ish-kryeparlamentares dhe ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli për të krijuar parti të re.
Mustafaj thotë se në 30 vite shumë nga ata që janë larguar nga PD-ja dhe kanë krijuar parti të tilla kanë dështuar dhe minimalisht sipas tij, duhej të bënte një analizë.
“E prita me çudi dhe keqardhje. PD ka një histori të gjatë fraksionesh separatizmash, po nuk kanë pasur sukses sepse Partia Demokratike është koalicioni opozitar. Unë parashikoja që krijimi i kësaj analize të shoqërohej me një analizë pse ka dështuar Gramoz Pashko, Dashamir Shehu, Genc Pollo.
Nëse zonja Topalli do të mund të mbledhë të gjithë të pakënaqurit nga Rama dhe Basha, mendoj se do të jetë një punë e dobishme. Nëse nuk i mbledh, atëherë kjo është aventurë që tregon mendjelehtësi.
Jozefina nuk i shmanget dot sintagmës që është një hakmarrje. Ishte propozuar nga demokratët e Shkodrës për të qenë në listën e deputetëve.
Në seleksionimin e parë, ne e përzgjodhëm. I shkoi formulari si të gjithë të tjerët. Në stad ishte e barabartë me të tjerët. Jozefina refuzoi t’i nënshtrohet duke e konsideruar komisionin farsë.
Jozefina e di që unë nuk i nënshtrohem askujt. Nuk i takonte të takonte që të më konsideronte farsë. Unë nuk jam bërë farsë e Saliut, e jo më e Lulzim Bashës. Jozefina është skualifikuar vetë”, tha Mustafaj.
Po pakënaqësitë e Berishës?
Ka gabuar shënjestër. Nuk e kam kuptuar pse ka bërë vërejtje për një njeri që ne e kemi skualifikuar. Edhe për Jozefinën ka thënë. Jozefina nuk është skualifikuar, u vetëpërjashtua.
Ne si komision nuk kemi qenë në pozitat që do u shërbenim Ramës. Berisha ka gabuar shënjestër. Na njeh të gjithëve. Edhe Genc Rulin, ka pasur rastin të na njohë. Besoj se duke qenë i bindur se kjo që ndodhi në PD me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve nga anëtarësia, propozimeve dhe përzgjedhjes nga një komision autonom, është gjë e re. 80% e listës së deputetëve, kandidatëve janë faktikisht, i siguroj se nuk ka asnjë akses Basha. I ka propozuar anëtarësia, i zgjodhëm ne. është revolucion i vogël. është gjë fantastike.
E para PD ishte nismëtare, dhe një fermentues të opozitës. Ligji që imponoi Edi Rama për të shkatërruar koalicionin e përbashkët, kërkon rikompozime. PD nuk do shkojë e vetme. Për shembull si PR do e ketë në koalicion. Fillon brenda popullit opozitar, më pas bëhet pronë e shoqërisë.
Ka patur Basha pakënaqësi?
Ka pasur disa, po nuk i morëm parasyh.
Për cilët emra veçanërisht?
Jam 20 vjet diplomat edhe nuk mundem.