Liga Profesioniste e futbollit e mbledhur në orën 13:00 të kësaj të enjteje, ka vendosur t’i japë fund bojkotit dhe të nisë kampionatin e Kategorisë Superiore më 4 nëntor.
Vendimi erdhi pas përgjigjes zyrtare të të mandatuarit të qeverisë për negociatat, Fidel Ylli, i cili një ditë më parë siguroi se të gjithë kërkesat do të realizohen nga kryeministri Rama, por klubet duhet patjetër t’i japin fund bojkotit.
Në përfundim të takimit, kreu i FSHF Armand Duka konfirmoi se ditën e dielë do të nisë Kupa, ndërsa të mërkurën ndeshjet e Superiores.
Një lajm shumë i mirë ky për futbollin në vend, me topin që më në fund do të nisë të rrotullohet që këtë fundjave në kategoritë më të ulëta e mesjavën e ardhshme edhe në Superiore.
/a.r