Presidenca i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha në një deklaratë për media se mazhoranca refuzoi përpjekjen e Ilir Metës për të futur vendin në një spirale të rrezikshme.
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i drejtohet Ballës, duke i kërkuar të reflektojë dhe të thellohet deri të enjten. Përplasja mes Presidencës dhe Qeverisë ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese, teksa Meta kërkon që të merret opinioni i Venecias, ndërsa mazhoranca refuzon.
“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju! Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!🇦🇱️🇪🇺”, shkruan Blushi.
/e.rr