Mamia Majlinda Ilirjani, e cila ishte infektuar me Covid ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare.
Ky lajm i hidhur është bërë me dije përmes një postimi të Urdhrit të Infermierëvë në Shqipëri, të cilët shkruajnë se Majlinda ushtronte profesionin e mamisë pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit. Mamia me një eksperiencë 30 vjeçare nuk e ka fituar dot betejën me Covid.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare.
Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta“, shkruhet në postim.
/e.rr