Kreu demokrat, Lulzim Basha, pretendon se zyra e zv/kryeministrit Erion Braçe kushton 1.6 milionë euro.
Braçe ka postuar një foto të zyrës së tij e cila shfaqet e prishur dhe me dëme që nga tërmeti. Ai sfidon Bashën të publikojë pamje nga zyra e tij.
“Nga zyra ime 1.6 milion euro sipas Lylit! Kështu prej 11 muajsh. E ftoj Lylin t’u tregojë zyrën e tij, pastaj po mundi edhe dupleksin e shkatërruar pas stadiumit”, shkruan Braçe.
g.kosovari