Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti ka dalë publikisht në mbështetje të presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump.
Ajo u ka kërkuar shqiptarëve përmes një postimi në rrjetet sociale, që ta mbështesin Trump për një mandat të dytë. Këngëtarja ka njoftuar gjithashtu se do të zhvillojë një festë madhështore në Miçigan, ku i pranishëm do të jetë edhe zv.presidenti Mike Pence.
“Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar. Për këtë arsye, ftoj te gjithe komunitetin shqiptar ne Amerike qe ne zgjedhjet e 3 Nentorit në mënyre unanime të mbështesin Presidentin Donald J. Trump, @realdonaldtrump personin e vetëm që ka luftuar socializmin “dhëmbë për dhëmbë” për katër viter e fundit. Kam nderin t’ju ftoj të gjithëve te Enjten ne dt 22 Tetor te bashkoheni me mua dhe Zv. Presidentin Mike Pence, ne Waterford Toënship, Micigan. per nje feste madheshtore!” ka shkruar Belona Qereti në rrjetin social.