Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pronarët e bareve dhe restoranteve që të respektojnë protokollet anti-Covid, në të kundërt rrezikojnë mbylljen. Rama tha se disa para më shumë, provokojnë një goditje të rëndë financiare.
“I lutem të gjithë atyre që ushtrojnë aktivitetin e tyre në bare dhe restorante, të mos sfidojnë rrezikun dhe shtetin, të mos vënë në rrezik jetën e tyre dhe të familjeve, por edhe të njerëzve që iu shërbejnë. Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë e Shtetit në bare për të vendosur rregull, por a është kjo ajo që duan ata që duan të shfrytëzojnë çdo metër të lokalit, dhe harrojnë që kështu kontribuojnë për mbylljen e lokalit dhe rrezikojnë një goditje të madhe financiare. Patjetër, çdo lekë më shumë është i rëndësishëm për biznesin, aq më shumë në këtë situatë, por përqeshja është katastrofike. Për më tepër është e pabesueshme, që në kohën kur kjo epidemi nuk është në Shqipëri vetëm, se nuk do na kishte besuar njeri. “-tha Rama.
g.kosovari