Temperaturat jashtëzakonisht të larta të regjistruara në Siberi, në Lindjen e Mesme dhe në pjesë të Amerikës së Jugut në Shtator po kontribuojnë që 2020 të jetë një vit jashtëzakonisht i nxehtë, thanë klimatologët.
Shkencëtarët po ashtu thanë se temperaturat e larta këtë vit kanë luajtur një rol të madh në katastrofat nga zjarret në Kaliforni dhe Arktik deri në përmbytjet në Azi:
“Një ndryshim i vogël në mesataren e temperaturës globale mund të çojë në ndryshime të mëdha dhe mot ekstrem. Dhe kështu ajo që ne po shohim tani është që valët e nxehtësisë do të bëhen më të shpeshta, më intensive edhe në vazhdim. Vlen e njëjta edhe për dhe uraganet gjithashtu”.
Në vitin 2015 u nënshkrua marrëveshja e klimës së Parisit, e cila përcakton një kornizë globale për të shmangur ndryshimin e rrezikshëm të klimës duke kufizuar ngrohjen globale nën 2 gradë celsius dhe përpjekje për ta ulur atë në 1.5 gradë celsius.
Por edhe pse vendet e mëdha, përfshirë Kina dhe Bashkimi Evropian janë zotuar të ulin emetimet e tyre në dekadat e ardhshme, në përgjithësi, politikat aktuale po tregojnë që temperaturat do të vazhdojnë të rriten përtej nivelit të 1.5 gradë celsius.
/a.r