Kryeministri Rama zhvilloi një takim me nën sekretaren e ShBA për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce mbi investimet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në këto fusha.
Qëllimi i këtij takimi është zgjerimi i prezencës në Shqipëri të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.
Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se si ShBA ashtu dhe Shqipëria kanë shumë për të mësuar nga njëri-tjetri.
“Nuk më kujtohet ndonjë vizitë në fushën e arsimit në këtë nivel. Kam shumë besim tek fusha e arsimit. Megjithëse kemi pasur programe bashkëpunimi në këtë fushë. Ka edhe më shumë shqiptarë që përfitojnë nga programet tuaja. ka shumë gjëra të tjera për të bërë. Shpresoj që të bëjmë më shumë, ka gjëra fantastike për të mësuar nga ShBA në fushat e arsimit dhe kulturës. Nuk janë pak dhe ato gjëra që mund të mësoni nga ne. Faleminderit sërish për praninë, gjithshtu dhe ambasadoren tuaj këtu që ka qenë mbështetje të madhe në fusha të ndryshme. Ne kthyem diellin kështu që ju mund të shijoni sa më shumë këtë ditë” – tha Rama.
g.kosovari