Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre të dënuarve në Vlorë.
Saimir Rrapaj, Fotaq Zahari, Bexhet Alliaj, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Veprat penale për të cilat janë dënuar
-Saimir Rrapaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
-Fotaq Zahari, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit me -qëllim përfitimi”;
-Bexhet Alliaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
g.kosovari