Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, sot është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Ajo e ka falënderuar Greqinë për mbështetjen, duke shpresuar që ajo të konkretizohet me njohjen formale të shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të të dy vendeve, me fokus të posaçëm në sferën e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit”.
Komunikata e plotë:
Për më tepër, u diskutua edhe për zhvillimet në fushën e dialogut dhe procesin e integrimit evropian, me ç’rast falënderoi Greqinë për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave.
Kryetarja Osmani theksoi se Kuvendi i Kosovës ka përcaktuar vijat e kuqe në raport me dialogun me Serbinë.
Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për situatën me menaxhimin e pandemisë, efekteve të saj si dhe vështirësitë ekonomike.
Më tej, kryetarja e Kuvendit ka shfaqur interesimin për zhvillimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe në këtë kontekst e ka njoftuar ministrin grek për konstituimin e Grupit të miqësisë me Greqinë.
/a.r