Kreu i Sindikatës së naftëtarëve ka përfunduar në spital, kur greva e tyre e urisë ka hyrë sot në ditën e 12 të saj.
Raportohet se Sokol Dautaj ka pasur luhatje të tensionit dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Ballshit. Bashkë me të është larguar edhe një prej grevistëve pasi edhe gjendja e tij shendetesore nuk ishte e mire duke u detyruar te nderpresi edhe greven.
Edhe nëntë të tjerët po rëndohen nga ana shëndetësore.
Një ditë më parë, naftëtarët morën vendimin për të mbyllur dyert e vendit ku janë ngujuar prej kaq ditësh dhe nuk lejuan askënd të futet brenda. Ata nuk pranuan as mjekët apo gazetarët dhe u shprehën se që aty do të dilnin me barela.
Para dy ditësh edhe tre grevistë të tjerë janë përkeqësuar dhe janë shtruar në spital. Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe për rifillimin e punës.
g.kosovari