Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të deputetit Rafl Gjoni që bëri në Kuvend duke akuzuara komisionerin Oliver Varhelyi se po gënjen në disa pika.
Rama tha se ai është treguar gjithmonë i ndershëm në thënien e gjërave qoftë për ne, qoftë edhe në Bruksel kur flet për ne.
“Që në sekondën e parë të fillimit të punës Komisioneri ka qenë një mbështetës i pakursyer i të gjithë vendeve të Ballkanit dhe i Shqipërisë në procesin e përshpejtimit të rrugës së çeljes së dyerve për të negociuar anëtarësimin në BE.
Siç do ta thotë vetë sot, nuk është mjaftuar vetëm me këtë aspekt të komisionit , por është angazhuar për një plan masiv ekonomik.
Ai ka treguar ndershmërinë e tij të thënit të gjerave ashtu siç janë qoftë kur do na i thotë neve, qoftë kur i thotë për ne në Bruksel.”, tha Rama.
/a.r