Shtohen rastet e të burgosurve në grevë në IEVP-të e vendit.
Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll dhe Burrel raportohet se në grevë kanë hyrë edhe 150 të burgosur të 313-ës në Tiranë.
Arsyet e grevës së tyre janë disa.
E para: T’ju lejohen takimet me familjaret, e dyta është mungesa e kushteve higjienike, e treta sjellja e ashpër me kërcënime në ambientet e IEVP-së.
Po ashtu të burgosurit pretendojnë se ushqimi që iu jepet është i njejtë dhe skandaloz. Ata shtojnë si një tjetër arsye faktin se dhomat e tranzitit janë me (çimka) insekte. Arsyeja e shtatë është izolimi që iu bëhet në rast se flasin.
/e.rr