Një aksident me pasojë plagosjen e një 65-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur “rreth orës 10:50, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues I.D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P.N., 65 vjeç”.
I moshuari mësohet se është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se policia ka arritur që të ndalojë në kohë drejtuesin e mjetit, cili nuk është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
/a.r