Një 75-vjeçar që jeton në Bolzano të Italisë ka gjetur një mënyrë unike për të mos i sekuestruar dy makina luksi që mbante në garazh. Ai i detyrohej bankës një borxh me vlerë 500 mijë euro, shifër të cilën ai nuk e shlyente dot.
Për këtë arsye, Banka kishte vendosur sekuestrimin e dy makinave që personi kishte blerë: Një Ferrari California dhe një Mercedes (nuk dihet modeli). Banka i kishte nxjerrë në ankand të dyja këto makina, gjë që nuk i kishte pëlqyer 75-vjeçarit.
Edhe dy makinat ishin “nën mbikqyrje” deri në blerjen e tyre, “plakushi” kishte vendosur të bënte gjithçka për të mos ia marrë. Kur “karroatreci” kishte shkuar për t’i marrë dy makinat mbeti i befasuar.
Makina Mercedes nuk ishte fare, ndërsa makina Ferrari ndodhej në një zonë ku nuk hynte dot. Jo vetëm kaq, por makinës Ferrari i ishin hequr dy rrota dhe nuk mund të ngrihej në karroatrec.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer bankës, që ka hedhur në gjyq 75-vjeçarin, “për shkelje të mbikqyrjes së të mirave materiale dhe zhdukjen e tyre, për të evituar pagesën e detyrimeve financiare”. Jo vetëm kaq, por Banka kërkoi edhe 4 vite burg për personin, ndërkohë që gjyqi do të organizohet më 10 tetor.
/a.r