Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë sot një takim të përbashkët në Tiranë.
Këtë herë delegacioni nga Kosova ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të udhëtuar. Kryeministri dhe ministrat e tij nuk kanë udhëtuar me eskortë, por të gjithë së bashku në autobus.
Është kryeministri Avdullah Hoti që ka publikuar foto nga udhëtimi dhe shkruan se për pak mbërrijnë në Tiranë.
“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë 🤝 ”, shkruan Hoti.
Në këtë mbledhje është parashikuar që të nënshkruhen 15 marrëveshje të rëndësishme dhe të diskutohet për menaxhimin e përbashkët të situatës së COVID.
/a.r
Brravo, shembull i bukur!