Një shqiptar është arrestuar sot në Britaninë e Madhe, pasi u përpoq që të shmangte kontrollin e policisë në autostradë. Mediat vendase shkruajnë se Andi Deliu, 25 vjeç, ishte duke udhëtuar me makinën e tij, por ku ka parë policinë është hedhur prej saj dhe ka tentuar të largohej.
Ai u fsheh në një pyll, por aventura i zgjati vetëm 30 minuta pasi u kap nga oficerët. Deliu doli para gjykatës dhe tha se ishte paguar 750 Paund për të transportuar një ngarkëse droge.
Gjykatësi duke dëgjuar të gjithë historinë e tij vendosi që ta dënonte me dy vite burgim, për transportimin e drogës por dhe për mos bindjen ndaj policëve.
Nga ana tjetër i riu shqiptar u gjobit me 500 Paund pasi kishte në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe pritet të deportohet pas dënimit të tij.
/a.r