Sot është dita e dytë që në Republikën e Kosovës nuk ka vdekur asnjë person nga koronavirusi, por janë konfirmuar 46 raste të reja me korornavirus.
Nga 580 testimet e realizuara në 24 orët e fundit u konfirmuan pozitivë me koronavirus 46 persona, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar në total 62 duke e çuar në 13.554 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.441.
Në bazë të statistikave të deritanishme numri i personave të infektuar me Covid-19 ka shkuar në 15.620 që prej fillimit të pandemisë ndërsa numri i viktimave është 625.
Postimi i Plotë i IKSHPK-së:
62 TË SHËRUAR DHE 46 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441. Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën! Respektoni distancën!
g.kosovari