Një skandal ka tronditur Suedinë. Mediat vendase kanë publikuar një video të një politikani duke konsumuar kokainë.
Expressen.se shkruan se Darko Mamkoviç, është duke ushtruar postin e zyrtarit të qytetit Norcheping dhe e akuzon atë për konsumim të kokainës.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar vetë politikani, i cili ka thënë se gjithça ka ndodhur teksa ai ishte nën ndikimin e alkoolit.
“Ka qenë një gabim që e kam bërë kur isha nën ndikim të alkoolit në një festë, personi që më ka dhënë këtë substancën ka kërkuar në këmbim një materialit komprometues për të më shantazhuar”, ka deklaruar politikani Mamkoviç.
Në videon e publikuar nga Expressen.se, Mamkoviç shihet duke qëndruar ulur në divan dhe kapet në dy momente duke thithur pluhurin e bardhë që pretendohet se është kokainë.
/a.r