Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me ushtruesen e detyrës së kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
Sipas Sorecës, gjatë takimit ishte njohur për punën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.
“Sigurimi i funksionalitetit të plotë është kusht kryesor për të siguruar demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për bisedimet e anëtarësimit”, shkruan midis të tjerash ambasadori.
Ai thotë se mirëpret hapjen e garës nga ana e Presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit të Shqipërisë për anëtarë të rinj të Kushtetueses.
“Është kritike që KPA të përfundojë me shpejtësi vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për postin ekzistues të lirë”, shton ai.
g.kosovari