Kjo është 17 vjecarja Samra Kesinovic, e lindur në Austri, e cila u largua për në Siri duke iu bashkuar ISIS-it, së bashku me shoqen e saj 15 vjecaren Sabina Selimovic. Sipas të përditshmes Daily Mail, ato besohet se janë rrahur për vdekje pasi u kapën duke u përpjekur të largohen nga bastioni ISIS në Raka.
Samra Kesinovic, dhe shoqja e saj Sabina Selimovic, u bënë ‘vajzat poster’ për ISIS pasi ato mbërritën në Siri në prill 2014. Daily Mail i referohet një gazete e cila ka shkruar se një grua tuniziane, ka treguar se jetonte së bashku me Samren dhe Sabinën në Raka. Gruaja ka treguar se ajo ishte e gatshme ti ndihmonte ato të shpetonin nga ISIS.
Sipas saj, Samra Kesinoviç u rrah për vdekje nga xhihadistët, pasi tentoi të arratisej. Në fillim të këtij viti një zyrtar i Kombeve të Bashkuara ka thënë se një nga dy vajzat austriake, që u largua nga shkolla e mesme në Vjene, ka vdekur përfundimisht në konflikt.
Në kontaktet e fundit me prindërit, vajzat kishin thënë se ishin penduar dhe dëshironin të ktheheshin në shtëpi. Vajzat nuk i duronin më vrasjet dhe dhunën në ambjentin që i rrethonte.
(Në foto Sabina Selimovic)