E quajnë ‘Rambo’ iraken. Ai është Abu Azrael, njeriu antikalifat. Simboli i rezistencës irakene ndaj xhihadistëve. Motoja e tij është “nuk do të ngelë asnjë farë terroristi”.
Nëse e sheh të armatosur me pushkë, antiplumb dhe granta, të krijon vërtet përshtypjen e Rambos së famshëm. Emri i tij i vërtetë është Ayyub Faleh al Rubaie. Bashkëluftëtarët e cilësojnë si “Engjëlli i Vdekjes”. Ai ka qenë një ishdocent universitar dhe kampion në sportin e Teakwondo.
I pëlqen të fotografohet dhe të tregojë kohën kur jepte mësim.
Por tani misioni i tij është tjetër: Të vrasë sa më shumë xhihadistë. Ai është kreu i lëvizjes shiite të Imam aliut, një bataljon i lindur në 2014. Rambo iraken është idhur në shumë zona të vendit.
Fytyra e tij është e stampuar në bluza që vishen nga të rinjtë. Rreth tij madje janë krijuar këngë dhe filma të animuar. Por megjithëse është një luftëtar i pamëshrishëm ai e përshkruan veten si një njeri paqësor. Është i martuar dhe ka katër fëmijë. “I shoqëroj shpesh fëmiëjt e mij në shkollë.
Më pëlqen të kaloj kohë me ta kur nuk jam duke luftuar”, thotë Azrael. Por mediat e huaja thonë se ai është i pamëshirshëm ndaj sunitëve. Madje thonë se e kanë parë duke keqtrajtuar edhe kufomat e tyre. Jo më kot e quajnë “Engjëlli i Vdekjes”./ Tema, Il Tempo