Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Mësohet se SPAK ka bashkuar në një çështje të vetme 6 kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
E para që është marrë në pyetje nga Oficeri i Policisë Gjyqësore është avokatja Adriana Kalaja. Ndërkohë që pas saj do të pyeten të gjithë personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje.
Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj 2020 dhe solli disa protesta të njëpasnjëshme.
Sot nuk ka munguar edhe një reagim nga Presidenti Ilir Meta, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit u shpreh se ai ishte një akt taleban i bërë nga një pushtet që sjell dëme të pariparueshme.