Dermatologia e njohur Monika Fida ka ndarë një video me ndjekësit e saj në Facebook, teksa denoncon një rast absurd.
Në tërë lëmshin që po kalon shëndetësia edhe në këtë kohë pandemie, ka shumë gjëra të tjera të ‘vogla’ që ua nxinë jetën bluzave të bardha… Kush ka shkuar këto kohë në QSUT e di se çfarë kaosi është me parkimin e paguar atje brenda.
Por pak kush mund ta mendojë që edhe bluzat e bardha që rendin drejt urgjencave, nevojës dhe detyrimit për të shpëtuar jetë, të gjobiten në një mënyrë absurde brenda ambientit të spitalit.
Për më tepër ndiqni videon: