Kuvendi vendosi me 95 vota pro krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave është si më poshtë:
a) Nga grupi parlamentar i shumicës parlamentare caktohen:
1. Damian Gjiknuri Kryetar (Grupi parlamentar i partisë Socialiste)
2. Alket Hyseni Anëtar (Grupi parlamentar i partisë Socialiste)
3. Adnor Shameti Anëtar (Grupi parlamentar i partisë Socialiste)
b) Nga grupet parlamentare të pakicës parlamentare caktohen:
1. Myslim Murrizi Anëtar (Grupi parlamentar “Demokrat”)
2. Edmond Stojku Anëtar (Grupi parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”)
/a.r