Fytyra e saj engjëllore, zor se të shqitet nga mendja, kur e shikon.
Por pas ish-modeles Nadia Marcinkova, e cila sot punon si pilote joshëse dhe imazh i kompanisë së aviacionit ku punon, fshihet një histori jo aq e këndshme sa pamja e saj.
Pas një ditë më parë u botuan disa foto të rralla të saj me pedofilin Jefrrey Epstein, në media kanë dalë të dhëna tronditëse për ish-modelen sllovake.
Disa nga vajzat që kanë denoncuar Epstein se ka abuzuar seksualisht me to, kanë denoncuar në polici, se në disa raste, ato nuk kanë qenë në dhomë vetëm me të.
Bashkë me Epstein, ka qenë në dhomë edhe një modele nga Europa Lindore: Pikërisht Marcinkova, që vajzat e abuzuara e etiketonin si e “dashura” e Epstein.
Ky i fundit i detyronte vajzat minorene të bënin seks me Marcinkovën dhe i filmonte ato, për t’i parë sërish më vonë.
Por Marcinkova, atëherë 19 vjeç, raportohet se iu bënte presion vajzave të ftuara në vilën e Epstein, për të bërë seks me të dhe pedofilin miliarder, ndonjëherë edhe orgji me shumë persona.
Akuzuesja britanike Sarah Ransome tha se ajo dikur kishte bërë seks me Marcinkova dhe Alan Dershowitz, avokati fuqiplotë i Epstein, në Nju Jork, megjithëse ai e mohon me forcë këtë pretendim.
Epstein thuhet se u tha disa viktimave të tij, se Marcinkova ishte slave skllavja e tij e seksit, pasi ai e kishte blerë atë në moshën 14 vjeç, nga prindërit e saj në Europën Lindore.
Ajo sigurisht tregoi një përkushtim prej skllavi, kur e vizitoi atë 67 herë gjatë vitit që ai kaloi pas hekurave në Florida në 2008, për akuzën e prostituimit të një të miture.
Marcinkova, tani pilote 34-vjeçare, ka përfunduar kështu sërish në qendër të vëmëndjes së mediave për përfshirjen e saj në rrjetin e Epstein, pas publikimit të fotove të reja.
Dhe nuk është çudi, që ajo të merret e pandehur, për bashkëpunim me Epstein në festat e orgjive të tij me minorene.
g.kosovari