Identifikohet gruaja e cila u gjet e mbytur, në një rezervuar në zonën e Surrelit, në periferi të Tiranës.
Nga veprimet e para hetimore nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë identifikimi i viktimës.
Bëhet fjalë për 47-vjeçaren me iniciale E.B., e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Viktima u gjet rreth orës 09:00 të mëngjesit, në Surrel, në një rezervuar.
Nga këqyrja në trupin e së ndjerës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
/a.r