Numri dy i partisë Socialiste, Taulant Balla ka vleresuar punen e policise dhe te ministrit te Brendshem, Sander Lleshaj, ne luften kunder krimit, duke theksuar angazhimin e qeverise dhe te PS-se ne kete drejtim.
Sipas Balles, Elbasani eshte qyteti i dijes, kuktures, historise dhe ka edhe kriminalitet qe duhet goditur e do te vazhdoje te goditet.
Balla nuk ka lene pa falenderuar ministrin e Brendshem, Sander Lleshaj ne punen qe po ben, teksa i eshte pergigjur interesit te medias, nese do te largohet edhe ky minister.
“Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit”, ka thënë Balla.
Në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vend Balla ka thënë në ato ndodhin çdo kryeqytet të botës, por policia do te punoje per vendosjen para ligjit te autoreve.
“Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.
Deklarata eshte bere pas mbylljes se ceremonisë, ku u prezantuan forcat “Shqiponja”, teksa u eshte përgjigjur pyetjeve në lidhje me largimin e Sandër Lleshaj nga posti i ministrit.
g.kosovari