Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i bën thirrje politikës shqiptare të finalizojë emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një mesazh publikuar nga Delegacioni i BE në “Facebook”, Soreca thekson se autoritetet shqiptare duhet të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës.
Kujtojmë që ditën e sotme në media është raportuar për një takim të ambasadorit Soreca dhe presidentit Meta.
“Është thelbësore që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. #BE 🇪🇺 vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të datës 25.3.20 dhe duhet të përmbushet para Konferences së parë Ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë #Shqipërisë 🇦🇱 në rrugën e saj të pranimit në BE”, shkruan ambasadori Soreca.
/e.rr