Nga Kreshnik Spahiu
Sot është 12 shtator, përvjetori i vrasjes Azem Hajdarit (Kryetarit të parë të Partisë Demokratike). Shoku, vëllai dhe miku im pati të njëjtin fat që kishin 4 kandidat për kryetar të asaj partie.
1995 – Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vite.
1998- Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandati deputetit nga partia e tij.
2006- Zv/Kryeministri Gramoz Pashko disa herë kandidat për kryetar PD vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20 vjeçar.
2013- Sokol Olldashi ndrron jetë në një aksident rrugor, pikērisht dy muaj pas kandidimit pēr Kryetar të Partisë Demokratike.
Azem Azem nuk je vetëm. Rradha është e gjatë! Tokë e Xanun. E ka xan Lulzmi por ti se ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Hollandë.
Ai funksionon veç me pare, madje edhe vajzën tënde ta ka nxjerr tradhtare. Gjithsesi vajzën s’ta kan vra. E kan lën edhe ca kohë me jetu, sepse u duhet me e poshtru. Jam me fat që kurrë në jetë nuk u bëra antar dhe nuk mora teseren e asaj partie.
Već tek ajo parti vriten, aksidentohen, asgjesohen, emigrojnë ose i poshtrojnë si në asnjë parti tjetër. Ende komandon njeriu më besë-prerë i kombit shqiptar. Jam me fat që kurrë su bëra pjesë e tyre! U linda dhe do vdes KuqeZi, jo bradheblu…
(Foto Kreshnik Spahiu dhe Azem Hajdari duke drekuar, një ditē para vrasjes)